|
   
Botuar: 04 Sep 2009
Drejtori plagos bashkëshortin e mësueses
|
   
Botuar: 04 Sep 2009
Shtypi shqiptar në Kosovë
-
sot – 4 shtator
  vazhdon
Edhe sot temat kryesore të gazetave merren me protokollin EULEX – Serbi dhe nënshkrimin ose jo të kësaj marrëveshje nga Prishtina zyrtare.
Express në ballinën kryesore të saj ka shkrimin me titull “LDD dhe AAK, nuk pajtohen për Prishtinën”. LDD’ja dhe AAK’ja kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për kandidatin e përbashkët për kryetar të Prishtinës. Blerim Shala nuk pranoi të futej në garë, e për Naser Rugovën nuk ekzistonte konsensusi i nevojshëm. Tash, dy partitë po shikojnë ndarazi kandidatët e tyre për kryeqytetin. AAK’ja po mendon për Avni Arifin dhe Rexhep Gjergjin. Në LDD, opsion real është kandidatura e Naser Rugovës. Shkrimin mund ta lexoni të zgjeruar në faqen 4 dhe 5.
Ndërkaq, shkrim tjetër në Express është ai në faqen 10 dhe 11 me titull “Kah shkon autostrada”. Ndërtimin e autostradës Morin – Merdar, kryeministri Hashim Thaçi e cilësoi si një projekt që do t’i japë efekte të jashtëzakonshme ekonomisë së vendit. Ajo ndjeshëm do të ndikojë në rritjen e GDP-së.
Sot me kolumne në Express paraqitet, Albin Kurti.
Koha Ditore shkruan se Pieter Feith hesht për shkak të kapacitetit të dyfishtë në Kosovë. “ICO-ja nuk po e interpreton Pakon”. Ndonëse është themeluar për të interpretuar Pakon e Ahtisaarit, ICO-ja nuk është në gjendje të tregojë nëse kjo pako i jep të drejtë EULEX-it të nënshkruajë protokolle me Serbinë. Pieter Feith nuk mund të prononcohet për këtë çështje, për shkak të kapacitetit të tij të dyfishtë në Kosovë.
Ndërkaq “Zëri” shkruan për të njëjtën temë por me titull “Vazhdojnë paqartësitë rreth protokolleve të EULEX-it, çka mund ta shtensionojë gjendjen?”. Kryeministri Thaçi insiston që Qeveria të ketë rolin e vet kushtetues në çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjet e Kosovës me vendet e tjera. Ai megjithatë tha se duhet të bëhet një ndarje ndërmjet çështjeve teknike dhe marrëveshjeve politike. Ndërkohë, analistët në Prishtinë vlerësojnë se transformimi i protokolleve politike në aranzhime teknike mund ta shtendosë gjendjen e krijuar me këto marrëveshje, sado që përmbajtja e tyre nuk ka ndryshuar.
Gazeta “Epoka e Re” sot sjell një intervistë me Sheremet Ahmetin, me titull “Kosova nuk ka vend për terroristë”.
Ndërkaq, Kosova Sot, ka titull qendrorë vonesën e shtëpive botuese në shpërndarjen e librave shkollorë. “Shtëpitë Botuese vonojnë shpërndarjen e teksteve shkollore”, mban titullin shkrimi kryesor i kësaj gazeta. Edhe pse MASHT – i ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura, që nxënësve kosovarë t’u sigurohen tekstet falas, në shumë shkolla të Kosovës, shtëpitë botuese, të cilat kanë monopol në tregun kosovar, nuk janë duke shpërndarë me kohë tekstet shkollore, gjë që ka shkaktuar huti në mesin e nxënësve dhe të arsimtarëve.
Ndërkaq, Lajm sot shkruan për reagimin e shqiptarëve për një shkrim të revistës “The Economist”, me titull “S’ka ‘Jugosferë’ në ‘Albasferë’”. “Shtetet nga ish – Federata Jugosllave po bashkohen në një federatë të re të ashtuquajtur ‘Jugosfera’, por kësaj radhe ndryshe nga aspekti politik, ato janë bërë tok për interesa ekonomike” shkruan gazeta e njohur londineze. Për shkak të “konsumit të qumështit slloven” në këtë artikull thuhet se madje as shqiptarëve të Kosovën nuk u pengon edhe aq influenca e kësaj sfere. Por, shqiptarët e hedhin poshtë këtë konstatim, duke paralajmëruar se së shpejti do të formojnë “Albasferën”, brenda Bashkimit Evropian.
Bota Sot shkruan për protokollin me titull “As protokoll, as status të mbikëqyrur!”
Ndërkaq, Infopress, shkruan se nuk do të këtë marrëveshje të kota pa firmën e Kosovës, fjalë këto të analistëve Pack dhe Server. Eurodeputetja Doris Pack vlerëson se pa nënshkrimin e Kosovës, marrëveshja e Protokollit me Serbinë nuk i duhet askujt, ndërkaq, analisti Daniel Server thotë se institucionet e Kosovës kanë të drejtë të mbrojnë sovranitetin e shtetit të tyre, aty ku ata mendojnë se ai po shkelet. (Express)/V.I./Liria |
|
   
Botuar: 03 Sep 2009
Tiranë: Partitë në koalicion nënshkruajnë Marrëveshjen për qeverinë e re
- Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare, në Shqipëri tani pritet formimi i qeverisë së re. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosën marrëveshjen e koalicionit të bashkëqeverisjes për katër vitet e ardhshme.
  vazhdon
Pas firmosjes nga ana e dy kryetarëve të partive, Berisha njoftoi se Ilir Meta, përveç postit të zëvendëskryeministrit, do të ketë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm.
Sipas Kryeministrit Sali Berisha, domethënia e koalicionit është suksesi në zgjedhjet e ardhshme të 2011-s, si dhe bashkëpunimi afatgjatë për zgjedhjet e 2013-s.
Marrëveshja mes dy palëve përmban 25 pika, mes të cilave edhe atë të zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm të Shqipërisë pas dy vitesh. (dw)/V.I./Liria |
|
   
Botuar: 04 Sep 2009
Kompania Pfizer, 2. 3 miliardë gjobë për reklama të padrejta
|
|
|
|
|

|
|
-
Kulturë
» Shkrimtarja zvicerane Marie-Luce Dayer dhe shqiptarët
Në bibliotekën shumë të pasur të profesorit të dëgjuar zviceran, Jean-Philippe Assal, i etur pas profesionit të tij fisnik dhe human, por edhe pas artit dhe librave, gjeta në vitet '90 një nga vëllimet e shkrimtares zvicerane Marie-Luce Dayer. |
» Kadare nominohet për çmimin spanjoll
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është nominuar për çmimin më të madh spanjoll për letërsi Prince of Asturias Award for Letters, ku si kundërkandidat ka emra të njohur të letërsisë, në mesin e të cilëve edhe shkrimtari i njohur japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari çek Milan Kundera. |
» Katherine Neville: E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës
Katherine Neville, shkrimtarja amerikane bestseller, librat e së cilës janë shitur në miliona kopje dhe botuar në më shumë se 40 gjuhë të botës, ka vënë në qendër të romanit të saj më të ri, personazhin e Ali Pashë Tepelenës dhe vajzës së tij, Haidee. Neville është vlerësuar si shkrimtarja, e cila me stilin e saj të të shkruarit shtroi rrugën për romane të tipit "Kodi i Da Vinçit". |
|
Arkivi
|
|
|
|